AIP i ndalon UP-së përpunimin e të dhënave biometrike
BKT
Lajme

AIP i ndalon UP-së përpunimin e të dhënave biometrike

Naser Mekolli /RTKlive.com

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ndalon përpunimin e të dhënave biometrike në Universitetin e Prishtinës.

Agjencia për Informim dhe Privatësi, pasi ka zhvilluar inspektim lidhur me mbikëqyrjen e ligjshmërisë së përpunimit të të dhënave biometrike në Universitetin e Prishtinës dhe ka konstatuar se Universiteti i Prishtinës ka instaluar pajisje e cila përpunon të dhënat biometrike, tiparet e fytyrës, me qëllim të identifikimit gjatë regjistrimit të hyrjes dhe daljes së punëtorëve gjatë orarit të punës.

“Me këtë rast, Agjencia për Informim dhe Privatësi ka nxjerrë vendim me të cilin ka ndaluar përpunimin e të dhënave biometrike, si dhe ka obliguar fshirjen dhe shkatërrimin e tyre, njofton kjo agjenci”, thuhet në njoftimin e AIP.

Sipas AIP, Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përcaktuar se përpunimi i të dhënave biometrike për qëllim të identifikimit të një personi fizik në mënyrë unike, parimisht është i ndaluar.

“Prandaj, ky përpunim mund të bëhet vetëm nëse domosdoshmërisht kërkohet për sigurinë e njerëzve, pronës, mbrojtjen e të dhënave konfidenciale, dhe sekreteve të bizneseve, nëse kjo nuk mund të arrihet me mjete më të lehta dhe duhet të jetë proporcional me qëllimin e vendosjes”, thuhet në këtë njoftim.


MË SHUME NGA Lajme