Vdes babai i Hysni Gucatit
Foto nga Facebook
Lajme

Vdes babai i Hysni Gucatit

Naser Mekolli /RTKlive.com

Djali i Hysni Gucatit, Musliu, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur lajmin për vdekjen e Avdullah Hasan Gucatit, babait të Hysniut.

 “Të dashur familjarë, miq dhe shokë sot Gjyshi Avdullah Hasan Gucati ndërroi jetë. Për kohën dhe vendin e varrimit ju njoftojmë”, ka shkruar Musliu.

Aktualisht, Hysni Gucati, ndodhet i burgosur në Hagë, i dënuar me katër vjet e gjysmë burg dhe gjobë 100 euro.

Një javë më parë, ai është shpallur fajtor për pengim të administrimit të drejtësisë. Para disa ditësh, Gucati u soll në Kosovë për shkak të babait i cili ishte në gjendje të rëndë dhe i shtrirë në spital.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Lajme