Nga kjo javë, emisioni n’Za në prime time
Foto: RTK
Magazina

Nga kjo javë, emisioni n’Za në prime time

Egzona Rafuna/RTK

Emisioni n’Za në Radio Televizionin e Kosovës, sjellë çdo të shtunë emrat më n’Za në industrinë muzikore, kulturore dhe të showbizit në përgjithësi.

Nga kjo e shtunë, n’Za vazhdon rrugëtimin e tij 7 vjeçar por tashmë me termin të ri, në prime time nga ora 21:00 çdo të shtunë në RTK1 bashkë me Egzona Rafuna dhe Arbër Zeka.

Emisioni do të sjellë risi në edicionet e ardhshme me mysafirë të veçantë e muzikë të mirë si dhe intervista ekskluzive me emra të njohur të showbizit vendor.

n’Za e kësaj jave vjen me të pathëna nga sfilata e njohur “Call me Zote” e disenjatorit të njohur Valdrin Sahiti. Në mesin e emrave më të njohur, të ftuar ishin edhe dy personazhet më të përfolur të showbizit vendor, Bora Zemani e Donald Veshaj, i cili ekskluzivisht për emisionin n’Za flet për të rejat e tij pas daljes nga BB Vip Albania.

Ndër të rralla herë, Robert Berisha vjen më ndryshe duke folur  vetëm për karrierën e tij muzikore.

Në rubrikën “7” i ftuari i parë është fituesi i edicionit të 6 të Big Brother Albania – Anaid Kaloti.

Për muzikën kësaj radhe janë kujdesur dy artistë të rinj, Ardiana Mehmeti dhe Taulant Sllamniku.

Këto janë vetëm pak nga ajo se çfarë ju pret këtë të shtunë nga ora 21:00 në n’Za të RTK-së.

Një edicion për të mos u humbur!


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa