Griesse: S’ka ndeshje të lehtë për Kosovën, Kurtlus ka zgjedhur Suedinë
Sport

Griesse: S’ka ndeshje të lehtë për Kosovën, Kurtlus ka zgjedhur Suedinë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Griesse sot në një konferencë për media, ka folur për ndeshjet e qershorit në Ligën e Kombeve.

Kosova do të zhvillojë katër ndeshje që nga data 2 qershor deri më 12 qershor, ku dy prej tyre i luan si vendas kundër Greqisë dhe Irlandës Veriore, kurse dy sosh si mysafirë kundër Qipros dhe Greqisë.

Tekniku i ‘Dardanëve’ fillimisht ka folur për lojtarët e ftuar për  sfidat e qershorit, ndeshje këto që janë tejet të rëndësishme për Kombëtaren tonë.

Ai e ka konfirmuar se Edvin Kurtlus ka zgjedhur Suedinë e jo Kosovën. Griesse ka treguar edhe arsyet pse nuk janë në listë Elbasan Rashani dhe Hadergjonaj.

“E kam krijuar këtë liste, kam thirrur lojtarë në bazë të informacioneve që kemi arritur t’i kemi. Mungesa e Edvin Kurtlus? Ai ka përzgjedhur Kombëtaren suedeze. Ai ka shprehur dëshirë t’i bashkangjitët Kombëtares së Suedisë", tha Griesse.

“Me pjesën tjetër të mbetur të lojtarëve, ne do t’i përgatisim katër ndeshjet e qershorit. Përzgjedhja është bërë në bazë të informacioneve dhe në bazë të kritereve që ne i kemi. Mbi të gjithat zgjedhjet janë sportive dhe ka disa arsye në këso zgjedhje. Ka arsye edhe personale siç është rasti i Elbasan Rashanit, i cili nuk ka qenë i gatshëm të na bashkohet. Sa i përket Elbasan Rashanit, ne kemi biseduar me trajnerin e tij dhe kërkesa e trajnerit të tij, ka qenë që ai të mos i bashkohet Kosovës kësaj herë. Ndeshjet e muajit mars na kanë ndihmuar që ne të kemi një bazë për ndeshjet e radhës”, theksoi Griesse.

“Hadergjonja s’ka arritur t’i përgjigjet kësaj ftesë për punët e tij private dhe kështu mbetet”, tha ai.

Griesse thotë se është i lumtur me lojtarët e ftuar për ndeshjet e qershorit. Ai beson se Kosova do të përgatitet mirë për katër sfidat e radhës.

“Lojtarët që janë këtu, janë lojtarë të kënaqur që ndodhen këtu dhe unë jam i kënaqur me ata janë këtu. Këta lojtarë përgatiten më shumë ambicie dhe më shumë motivim. Jam i kënaqur të punoj më këtë pjesë të ekipit që janë këtu dhe qëllimi jonë që ne të jemi në performancë sa më të mirë në këto katër lojë, dy lojë jashtë e dy brenda. Qëllimi ynë që të përgatitemi sa më mirë për këto lojë dhe t’i arrijmë pritshmëritë tona”, pohoi Griesse.

Strategu francez e pranon se nuk ka ndeshje të lehë, por nuk e përjashton mundësinë që Kosova ta mbyll grupi në vendin e parë.

“Për ne do të thoja se s'ka lojë të lehtë. Nëse ne mendojmë se ka lojë të lehtë, atëherë kjo është një nisje drejt dështimit. Në futboll duhet modesti, të trajtohet secila lojë veç e veç dhe secilën loje të japim maksimumin. Pse mos të jemi në vendin e parë, por nuk do të diskutojë se ai i kemi mundësitë apo jo, nuk dëshirojë të jap premtime, por të hyjmë të përgatitur çdo ndeshje, e pastaj ta shohim... “, përfundoi i pari i bankinës së Kombëtares sonë.

Kujtojmë se Kosova aventurën e radhës në Ligen e Kombeve, do ta nis me 2 qershor në udhëtim tek Qipro.


APR
Romay Lift