Kënga e Dua Lipës, himn për tifozët e Liverpulit
Magazina

Kënga e Dua Lipës, himn për tifozët e Liverpulit

RTSH

Në vitin 2018, kur Liverpuli arriti në finalen e parë të Ligës së Kampioneve pas 11 viteve, Dua Lipa internepretoi në ceremoninë hapëse. Ajo e nisi interpretimin e saj me këngën “One kiss” (Një puthje), një bashkëpunim me Kalvin Harrisin, që në atë kohë qëndroi në krye të “hit paradave” në Britaninë e Madhe për 4 javë.

Një baner i vendosur në seksionin e tifozëve tregonte Stivën Gerrardin duke e puthur trofeun e Ligës së Kampionëve, afër një rreshti të kësaj këngë. Ajo këngë duket se u shkoi shumë për shtat tifozëve të Liverpulit.

“Një nga momentet më të mira të natës ishte padyshim të shihje videon e të gjithë tifozëve të Liverpoolit duke e kënduar “One Kiss”. U ndjeva shumë e nderuar”, ishte shprehur këngëtarja nga Kosova në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2018. Që atëherë, tifozët e Liverpulit e kanë bërë këngën “One Kiss” si një himn të “Enfilld”-it, duke e kënduar pas disa nga fitoreve tyre të mëdha.

Lojtarët dhe tifozët kënduan dhe kërcyen me këngën e Dua Lipës, pasi mposhtën së fundmi Çellsin në finalen e Kupës së Ligës Angleze. Teksa tifozët e Liverpulit udhëtojnë për finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën, pritet që rrugët e Parisit dhe stadiumi të mbushen me këngën ikonike të Dua Lipës.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa