16:42 / 27.05.2022
Pas Chelseas, edhe dy klube të mëdha evropiane në sulm për De Ligt
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Pas Chelseas, janë edhe dy klube të mëdha evropiane që hedhur në sulm për mesfushorin e Juventusit, Matthijs De Ligt.
Juventusi që është duke punuar intensivisht për rikthimin e Paul Pogas në Torino, në të njëjtën kohë është duke negociuar edhe zgjatjen e kontratës së holandezit.
Megjithatë, siç raportojnë mediat italiane, përveç Chelseas, tashmë për De Ligt në garën janë edhe Barcelona dhe Liverpool.
Të tri skuadrat thuhet se janë duke e vëzhguar më kujdes situatën e holandezit tek ‘Zonja e Vjetër’.
Madje, mësohet së drejtuesit e këtyre tri klubeve të mëdha, tashmë janë duke përgatitur ofertat në adresë të Juvës për reprezentuesin holandez.