Krerët shtetëror me QUINT-in: Vetingu, parakusht forcimi e sundimi i ligjit
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Krerët shtetëror me QUINT-in: Vetingu, parakusht forcimi e sundimi i ligjit

Fadil Sertolli / RTKlive.com

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani -Sadriu, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë për të diskutuar rreth procesit të vetingut dhe rëndësinë për forcimin e sundimit të ligjit, kështu thuhet në një njoftim nga Presidenca e Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se në takim është diskutuar bashkërendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës me shtetet e QUINT-it dhe BE-së rreth procesit të vetingut në Kosovë.

“Liderët instititucionalë përcollën mesazhe mbi rëndësinë e patjetërsueshme dhe  jetike për ndërtim të një sistemi të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vetingut, për të garantuar sistem të drejtësisë me integritet të lartë, profesionalizëm dhe efikasistet, i cili i përgjigjet nevojave të qytetarëve për drejtësi”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, sipas njoftimit, ata përsëritën përkushtimin e institucioneve të Kosovës që ky proces të ndërtohet dhe zbatohet duke i respektuar standardet më të larta evropiane, të cilat garantojnë pavarësinë, efikasitetin dhe efektivitetin e institucioneve të drejtësisë, dhe për të cilat Kosova ka kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa