18:11 / 27.05.2022
Villa mendon për afrimin e Luis Suarez
Uran Krasniqi/RTKLive
Aston Villa po e shqyrton mundësinë e nënshkrimit me sulmuesin e njohur, Luis Suarez.
Uruguaiani tashmë është një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Atletico Madrid ka skaduar në fund të sezonit të La Liga, raporton "Daily Telegraph".
Një lëvizje e tillë do të bënte që Suarez të ribashkohej te Villla me ish-shokët e skuadrës së Liverpool-it, Steven Gerrard dhe Philippe Coutinho.