LDK edhe zyrtarisht kërkon shkarkimin e Bordit të ZReE-së
Lajme

LDK edhe zyrtarisht kërkon shkarkimin e Bordit të ZReE-së

Fadil Sertolli / RTKlive.com

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dorëzuar në Kuvend zyrtarisht nismën për shkarkim të bordit drejtues të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi.

Ai ka thënë se deri të kjo nismë ka ardhur pas vendimeve jo transparente dhe jo korrekte të ZRrE-së karshi konsumatorëve.

Gashi shkruan se në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, sot, në Kuvendin e Kosovës, zyrtarisht dorëzuam nismën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

“Vendimet e bordit të ZRRE-së kanë qenë jo transparente, diskriminuese ndaj konsumatorëve si dhe kundër interesit publik. Paaftësia në menaxhimin e krizës së energjisë dhe papërgjegjësia e bordit të ZRRE-së ka dëmtuar rënd mirëqenien e qytetarëve duke e thelluar krizën e papërballueshmerisë, andaj shkarkimi i këtij bordi është më e pakta”, ka shkruar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së në Facebook.

Ndryshe, dy ditë më parë, ZRrE ka njoftuar opinionin e gjerë se është duke pasur paqartësi lidhur me implementimin e vendimit për aplikimin e tarifave të reja të energjisë elektrike.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa