19:07 / 27.05.2022
Cavani falenderon tifozët e United tashmë kur do të largohet
Uran Krasniqi/RTKLive
Edinson Cavani ka falënderuar tifozët e Manchester United tashmë kur ai do të largohet.
“Sinqerisht nuk kam asgjë tjetër veç fjalëve të mirënjohjes për tifozët dhe mbështetësit e Manchester United”, tha Cavani për faqen zyrtare të klubit. "Dua të falënderoj sinqerisht tifozët nga thellësia e zemrës sime, sepse ata gjithmonë më kanë dhënë sumë dashuri dhe kjo është shumë e rëndësishme për një futbollist”.
Cavani po largohet nga United si lojtar i lirë në fund të kontratës së tij. Ai qëkur u bashkua me United në tetor 2020 nga Paris Saint-Germain, ia doli të shënojë 12 gola në 41 paraqitje në Premier League.