Klopp: Real është favorit, luajmë për të gjithë njerëzit në Ukrainë
Uran Krasniqi/RTKLive
Jurgen Klopp e përshkroi Real Madridin si favorit për të fituar finalen e Ligës së Kampionëve të së shtunës.
"Unë do të thosha se janë ata”, tha Klopp kur u pyet se kë i konsideron favoritët. "Është për shkak të përvojës".
Ai ka treguar edhe shqetësimin e tij kryesor. "Shqetësimi im kryesor është që ne të jemi vetvetja dhe të kemi besim", ka thënë gjermani.
Klopp dha përgjigje edhe për ndryshimin e vendit për t'u luajtur finalja nga UEFA, çka fillimisht ishte vendosur që ndeshja të zhvillohej në Rusi po pastaj meqenëse Rusia nisi një sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës, shtëpia evropiane e futbollit e zhvendosi ndeshjen në Francë.
"Lufta është ende duke vazhduar, dhe ne duhet të mendojmë për këtë. Të mos jesh në Shën Petersburg është mesazhi i duhur që Rusia duhet të marrë. Jeta vazhdon edhe kur përpiqesh ta shkatërrosh atë. Ne e luajmë këtë finale për të gjithë njerëzit në Ukrainë", ka thënë gjermani.