18:11 / 28.05.2022
Malisheva mbetet në Superligë, Vushtrria s`ia del të hyjë
Uran Krasniqi/RTKLive
Malisheva do të vazhdojë të luajë në Superligë, ndërsa gjithashtu edhe Vushtrria do të vazhdojë të luajë në Ligë të Parë.
Barazhi i të shtunës në Podujevë ka përfunduar me fitoren e malishevasve me rezultat 3-1. Marc Olivier (17') dhe Mërgim Pefçeli (26', 90+8) kanë realizuar golat për Malishevën.
Paraprakisht akordimi i penalltisë në favor të Malishevës që Pefçeli e ktheu në gol ka nxitur pakënaqësi tek tifozët e Vushtrrisë. Duke filluar nga minuta e 78-të ata kanë hedhur karrige në fushë, gjë e cila ka bërë që ndeshja të ndërpritet për disa minuta.
E tëra çfarë bëri Vushtrria, ishte goli i nderit i shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes. Ka qenë futbollisti i ri Gashi ai i cili ka realizuar golin.























