08:57 / 29.05.2022
Për 24 orë Policia shqiptoi 1402 gjoba në trafik
Emine Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për gjobat që i ka shqiptuar, aksidentet dhe ndalimin e personave që kanë shkelur ligjin.
Në raportin 24 orësh Policia ka njoftuar se kanë ndodhur 2 aksidente trafiku me fatalitet, 16 aksidente trafiku me të lënduar, dhe 30 aksidente trafiku me dëme materiale”, raporton RTKlive.
Policia ka dhënë detaje edhe për personat e arrestuar. “Persona të arrestuar kanë qenë 14, persona në mbajtje 8, kurse persona në vuajtje të dënimit vetëm 1”, shkruan në raportin e Policisë.
Po ashtu Policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar edhe 1402 gjoba për shoferët në trafik.























