Marcelo konfirmon largimin nga Real Madrid
BKT
Sport

Marcelo konfirmon largimin nga Real Madrid

Uran Krasniqi/RTKLive

Mbrojtësi brazilian Marcelo, pas triumfit të Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve, ka konfirmuar se do të largohet nga Real Madrid.

Veterani brazilian, kontrata e të cilit përfundon në qershor, ka folur vetë për largimin. 

“Ishte ndeshja ime e fundit me Real Madridin”, ka thënë Marcelo.

Marcelo i ishte bashkuar Real Madridit nga Fluminense në vitin 2007. Ai ka bërë pesëqind e pesëdhjetë paraqitje për madrilenët. Marcelo do të largohet nga klubi me njëzet e pesë tituj të fituar.