Abdixhiku do të kërkojë mbështetje për Kosovën në Kongresin e PPE-së
Emine Hoti / RTKlive
Pas takimit me mërgimtarë në Belgjikë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të vazhdojë udhëtimin e tij për në Rotterdam, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane i cili mbahet më 31 maj dhe 1 qershor.
Përmes një njoftimi për media, LDK ka bërë të ditur se Abdixhiku do të kërkojë mbështetjen e Partive Popullore Evropiane për Kosovën.
"Po ashtu, kryetari Abdixhiku do ta ketë fjalën e tij, me ç’rast do t’ju drejtohet të pranishmëve për sfidat me të cilat po përballen qytetarët tanë si dhe do të kërkoj mbështetje për Kosovën në proceset integruese, ndërsa fjalimin e tij do ta pranoni në kohë. Kryetari Abdixhiku do të zhvillojë edhe takime me Presidentin e PPE-së si dhe liderë tjerë. Për të gjitha takimet dhe temat e diskutimit do të njoftoheni ndërkohë", thuhet në njoftimin e LDK-së.
Në këtë Kongres marrin pjesë liderë të partive të djathta evropiane, të cilat janë anëtare të PPE-së.























