13:32 / 29.05.2022
Courtois nuk beson se mund ta fitojë "Topin e Artë"
Uran Krasniqi/RTKLive
Thibaut Courtois nuk beson se ai ka pak shanse për të fituar "Topin e Artë".
30-vjeçari tha se portierët kanë pak shanse për shpalljen, e cila kishte ndodhur vetëm në rastin e Lev Yashin.
“Është e pamundur që një portier ta fitojë atë, aq më tepër nëse luan në një ekip me Benzema”, tha ai. "Për mua, ajo që ka rëndësi është fakti se kur u ktheva në dhomat e zhveshjes, të gjithë bashkëlojtarët e mi thërrisnin emrin tim. Kjo vlen më shumë".
Courtois pati performancë të jashtëzakonshme për Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve, ku madrilenët mposhtën Liverpoolin me rezultat 1-0.























