14:16 / 29.05.2022
Kluivert thotë se Mbappe do ta fitojë shpejt "Topin e Artë"
Uran Krasniqi/RTKLive
Kylian Mbappe nuk do të duhet të presë shumë derisa të fitojë "Topin e Artë", sipas ish-futbollistit të njohur, Patrick Kluivert.
"Mbappe është një nga lojtarët më të mirë atje për momentin. Unë e përgëzoj atë për rinovimin e tij të fundit me PSG. Unë mendoj se ai do të fitojë Topin e Artë së shpejti", ka thënë holandezi.
Mbappe ishte në formë shkëlqyese këtë sezon ku shënoi 28 gola në Lige 1. Pritej që francezi të bashkohej me Real Madridin kur kontrata e tij me PSG po shkonde drejt përfundimit, por ai zgjodhi të nënshkruante një kontratë të re për të qëndruar edhe tri vite në kryeqytetin francez.























