Trepça fiton ndaj Yllit në Suharekë, prapë ka finale
Foto: Federata e Basketbollit të Kosovës
Sport

Trepça fiton ndaj Yllit në Suharekë, prapë ka finale

Uran Krasniqi/ RTKlive

Seria e finaleve mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës pritet të vazhdojë edhe me të paktën një takim. Kjo pasi Trepça ka fituar ndaj Yllit në Suharekë.

55:58 ka qenë rezultati përfundmtar i takimit të sotëm. 

Graff me 40 pikë e Tmusic me 13 pikë ishin më të mirët  për skuadrën suharekase.

Drilon Hajrizi me 21 pikë dhe Hot me 12 pikë arritën të bënin diferencën te mitrovicasit.

Tash pas të gjitha ndeshjeve rezultati është 2:1 në të mirë të Yllit, kurse vetëm edhe një fitore dhe ky ekip e siguron titullin.


MË SHUME NGA Sport