VIDEO-Në Hajvali përballen me mungesë uji, ujësjellësi fajëson ndërtuesit
BKT
Foto RTK
Lajme

VIDEO-Në Hajvali përballen me mungesë uji, ujësjellësi fajëson ndërtuesit

Ahmet Maholli/ RTK

E në Hajvali, banorët e lagjes Ramabaja ka muaj që po përballen me mungesën e ujit të pijshëm.

Krejt kjo si rezultat i kyçjeve ilegale që po bëhen nga banorët e tjerë përreth. Zyrtarët e ujësjellësit "Prishtina" kanë thënë se do të dërgohet një ekip për të parë nga afër rastin.

Habit Osmanit nga lagjja ‘Ramabaja’ të Hajvalisë, tha për RTK se me ujë nuk mund t`i plotësojë kërkesat madje siç thotë Osmani, shpeshherë pothuajse uji ndalet edhe më shumë.

Osmani dhe banorë të tjerë furnizohen me ujë nga Ujësjellësi Prishtina, por shtypja është e vogël duke bërë kështu që furnizimin me ujë në disa raste ta bëjnë nga burime te tjera.

“Prej orës 16 deri 22, uji ndërpritet krejt, s’kemi shtypje hiq, kaniherë prej orës 8 deri 10 mëngjes, nuk kemi ujë hiq, duhet me shku në Graçanicë me kerr me mbushe ujë ose në Slivovë me kalu ditën”, tha  Habit Osmani.

Kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit, Sokol Xhafa, nëpërmjet një përgjigjeje, me shkrim ka deklaruar se kjo është si pasojë e punimeve që Komunës së Prishtinës po i zhvillon në rrugë aty, dhe për shkak të ndërtimeve të shtëpive të banimit. Xhafa gjithashtu ka shtuar se nesër do dërgohet një ekip për të analizuar dhe parë nga afër rastin e kësaj lagjeje.


MË SHUME NGA Lajme