VIDEO-Stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë në gjendje të mjerueshme
Visar Shatrolli/ RTK
Stadiumi "Adem Jashari" në Mitrovicë, ku janë luajtur lojërat e para të kombëtares së Kosovës, ka mbetur si gërmadhë, pa investime. Klubi Trepça dhe Ministra e Kulturës kanë arsyet e veta pse ka mbetur ky stadium në gjendje jo të kënaqshme.
Është plan ideor se si do të dukej stadium ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Ky plani do të duhet të jetësohej në shtator të 2022-s. Por, realiteti sot edhe pas dy vjetësh kur kishin filluar zyrtarisht punimet për rinovimin e tërësishëm të këtij stadiumi është krejt tjetër.
Në të vërtetë stadiumi ‘Adem Jashari’, aktualisht më shumë ngjason në një gërmadhë. Ishte planifikuar që punimet për renovimin e tërësishëm të stadiumit Adem Jashari të përfundonin në shtator të këtij viti. Por nga ajo që shihet duket se punimet janë larg përfundimit dhe krejt kjo për faktin se intensiteti i punimeve është tejet i ngadaltë.
Në mungesë të përfundimit të këtij stadiumi, Klubi Futbollistik ‘Trepça’ i zhvillon ndeshjen e stërvitjet në një stadium tjetër lokal.
Zëvendësdrejtori Avni Haxhiu, përmes telefonit, i ka thënë RTK-së, se ndërprerja e punimeve është si pasojë e mosinteresimit të ministrisë së Sportit.
Por të kundërtën e Haxhiut e thotë ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrullah Çeku.
"Në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë kemi hasur në një pengës ligjore, një çështje pronësore që është na prezantuar me vonesë dhe po trajtohet ai ngërç ligjore të cilin duhet të trajtuar pastaj të fillojnë punimet. ndërsa dinamika e punimeve për ne nuk është e kënaqshme dhe po bëjmë gjithçka që ai stadium të përfundoi sa më parë “, tha ajo.
Përveç kësaj, Ceku përmend edhe disa probleme të tjera që e pamundësojnë rinovimin me kohë të “Shumë operator ekonomik, refuzojnë ti vazhdojnë punimet për shkak të shtrenjtimit të çmimit të materialit ndërtimor. pra janë çështje procedurale që nuk janë trajtuar me kohë por edhe kjo çështja e shtrejtimit të materilait që po e bon të pamundur”, tha ai.
Rinovimi i tërësishëm i stadiumit “Adem Jashari” ishte planifikuar të kushtonte mbi 12 milionë euro. Megjithatë, derisa punimet të fillojnë, mungesën e zhurmës së tyre po e shfrytëzon dikush. Në këtë stadium janë zhvilluar edhe ndeshjet e para të kombëtares së Kosovës, e po ashtu në ish-Jugosllavi janë luajtur edhe ndeshje të rëndësishme shtetërore.























