Mallorca nuk heq dorë nga Muriqi, gati oferta
BKT
Sport

Mallorca nuk heq dorë nga Muriqi, gati oferta

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi spanjoll, Mallorca duket së është e vendosur që ta mbajë në skuadër sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin.

Mediet spanjolle të hënën shkruajnë së Mallorca është duke përgatitur ofertën për yllin e ‘Dardanëve’.

Muriqi pati paraqitje të mira në fanellën e Mallorcas ku realizoi 5 gola dhe regjistroi tri asistime. Kosovari luajti sezonin e parë tek skuadra spanjolle në formë huazimi nga Lazio.

Siç raportohet, Mallorca është gati t’ia ofrojë Lazios 10 milionë euro për Muriqin, derisa ‘lacialët’ kërkojnë dy milionë më shumë.

Ndryshe, sulmuesi kosovar është i lidhur me rikthimin në Turqi ku kërkohet nga ish-klubi i tij, Fenerbahçe si dhe nga Galatasaray.