Bunjaki kërkon fitore ndaj Andorrës, flet edhe për Kurtulus
BKT
Sport

Bunjaki kërkon fitore ndaj Andorrës, flet edhe për Kurtulus

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Krahas Kombëtares A, në aksion do të rikthehet edhe Kombëtarja U21.

‘Dardanët’ e rinj sfidën e radhës e luajnë kundër Andorrës, sfidë kjo që luhet të shtunën mbrëma, në kuadër të kualifikueseve për Evropianin 2023.

Drejtori teknik Albert Bunjaki, i cili po e drejton Kombëtaren U21, në një konferencën për medie, tha se synimi i të përzgjedhurve të tij, është rezultati pozitiv në mënyrë që në shortin e ardhshëm, Kombëtaren jonë të ketë një short më të lehtë.

“Synimi jonë është më nxjerr rezultat sa më të mira, në mënyrë që të kemi short më lehtë. Do të jenë edhe tri ndeshje dhe besoj se do të dalim me rezultate të mira”, tha Bunjaki.

“Ne duhet të synojmë fitore për shkak që të kemi mundësi për një short më të mirë. Nuk do të jetë lehtë ndaj Andorrës, pasi loja luhet në bari artificial, mirëpo, para ndeshje me Andorrën, e kemi bërë një analize të mirëfilltë dhe besoj se do të dalim me rezultat pozitiv. Kemi edhe tri ndeshje, pas Andorrës, luajmë me Anglinë në Prishtinë dhe me pas me Shqipërinë. Ne nëse marrim dy rezultate të mira nga tri ndeshjet, atëherë do të jetë më lehtë për ne në shortin e ardhshëm”, theksoi Bunjaki.

Ai ka folur edhe për ish-kapitenin e U21, Edvin Kurtulus që u largua nga Kombëtarja jonë dhe zgjodhi Suedinë. Bunjaki thotë së është vendim i lojtarit dhe duhet respektuar vendimin e tij.

“Nuk është situate e vështirë për Edvinin, e kemi marr prej Suedie, është situate e vështirë, ndonjëherë edhe neve na ndodh, nuk është e mirë, por duhet respektuar vendimin e tij. Jeta vazhdon dhe ne shpresojmë se do të qesim edhe tjerë kapiten dhe lojtarë me kualitet të lartë”, pohoi Bunjaki.

Optimist për rezultat pozitiv në sfidën e radhës të Kosovës, është shprehur edhe Valmir Veliu.

Veliu tek Kombëtarja vjen pas suksesit që kishte me Llapin, skuadër më të cilën fitojë Kupën e Kosovës.

“Ka dallim. Trajneri Tahir Batatina ka filozofinë  vet, trajneri i Kombëtares ka filozofinë e vet. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, por ne do të japim maksimumin që të marrim rezultate pozitive”, tha ylli i Llapit.