Bajrami: Objektivi ynë është ta nisim me fitore Ligën e Kombeve
BKT
Sport

Bajrami: Objektivi ynë është ta nisim me fitore Ligën e Kombeve

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë në muajin qershor ndeshen me Islandën dhe Izraelin, në kuadër të Ligës së Kombeve, derisa me 13 qershor luajnë miqësoren kundër Estonisë.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami thotë së Shqipëria ciklin e ri në Ligën e Kombeve synon ta nis me fitore.

“Objektivi është ta nisim Nations League mirë, me rezultat pozitiv. Të stërvitemi mirë dhe të japim gjithmonë maksimumin”, tha ai.

Bajrami thekson se ndihet mirë në ambientin kuqezi.

“Ndihem shumë mirë me skuadrën. Jemi një skuadër miks, me lojtarë me eksperiencë dhe të rinj. Nuk shihet mosha, jemi të gjithë bashkë dhe kjo është shumë mirë për ne”, theksoi Bajrami.