Zyrtare: Besnik Krasniqi firmos për Dritën
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mbrojtësi Besnik Krasniqi nuk është më pjesë e FC Prishtinës.
Njëri ndër lojtarët kryesor tek Prishtina, ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Gjilan tek Drita, skuadër kjo që do ta përfaqësojë Kosovën në garat evropiane.
FC Drita përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me mbrojtësin prishtinas.
“Ju njoftojmë që klubi jonë FC Drita ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të djathtë Besnik Krasniqi. Marrëveshja është arritur sot ku në ambientet e klubit lojtari është prezantuar nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi suksese lojtarit në klubin tonë. Besniku ka qenë pjesë e shumë ekipeve nga Kosova dhe Shqipëria dhe së fundmi ishte pjesë e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.























