Stano: BE-ja pret nga Serbia që të mos forcojë më tej lidhjet me Rusinë
BKT
Lajme

Stano: BE-ja pret nga Serbia që të mos forcojë më tej lidhjet me Rusinë

Gjeraqina Tuhina/ Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka porositur se në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës dhe rendit ndërkombëtar, BE pret që Serbia, si vend kandidat, të mos forcojë më tej lidhjet e saj me Rusinë.

Ky reagim i Stanos vjen pasi që presidenti serb, Aleksandar Vuҫiq ka konfirmuar se së shpejti Serbia do të nënshkruajë kontratë të re me Rusinë për furnizim me gaz.

Vendet kandidate, sipas fjalëve të Peter Stanos duhet të përafrojnë në mënyrë progresive politikat e tyre ndaj vendeve të treta me politikat dhe qëndrimet e miratuara nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë masat restriktive.

Serbia është shtet kandidat që me Bashkimin Evropian zhvillon negociatat për anëtarësim të plotë dhe është konsideruar lidere në proces. Është gjithashtu i vetmi shtet në kontinentin evropian që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Zyrtarët evropian rregullisht i apelojnë Beogradit zyrtar që ti bashkohet politikë së sanksioneve ndaj Rusisë.

 

 


MË SHUME NGA Lajme