Messi: Largimi nga Barcelona ishte një tronditje
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Asi argjentinas Lionel Messi, në një intervistë për “TycSports”, ka folur për transferimin e tij tek PSG-ja.
Reprezentuesi i Argjentinës, verën e kaluar ishte transferuar nga Barcelona në Paris. Ai thotë se largimi nga ‘Camp Nou’ ishte një tronditje.
“Ishte vështirë ta kuptoja se çfarë po ndodhte. Nuk e prisja të largohesha nga Barcelona. Ishte një tronditje”, tha Messi.
Ai e pranon se sezoni i tij i parë në fanellën e PSG-së, nuk ka qenë i mirë, por ai është i bindur së sezoni i ardhshëm do të jetë më i mirë për të, por edhe për PSG-n.
“Jam i sigurt që sezoni i ardhshëm do të shkojë më mirë për mua po ashtu edhe për PSG. Nuk ka qenë vit i lehtë pas një verë të çmendur”, theksoi sulmuesi argjentinas.
Messi me PSG fitojë titullin e kampionit në Francë, por dështojë të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.























