Sot në “Aktual”, temë është dokumentimi i krimeve të Serbisë
RTKlive
Emisioni i përditshëm “Aktual” në RTK, sot i kushtohet temës së krimeve të luftës dhe dokumentimit të asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë.
Në këtë edicion të emisionit që sot drejtohet nga gazetarja Arëresha Arifi-Teli, do të flitet për themelimin e Institutit që do të mbledhë të dhëna dhe do të dokumentojë krimet e kryera gjatë luftës.
Një temë që nuk do të anashkalohet në asnjë moment është edhe çështja e të pagjeturve.
Kjo temë dhe çështje që ndërlidhen me të do të diskutohet me të ftuarit, Shkëndije Hoda nga shoqata “Gjakova 98'99” e cila do të dorëzojë në Policinë e Kosovës - sektori i Krimeve të Luftës kontingjentin e 16 të kallëzimeve penale, për krimet e kryera nga Serbia në komunën e Gjakovës.
Gjithashtu në lidhje direkte i ftuar do të jetë edhe kryetari i “Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur”, Bajram Çerkini si dhe Jahir Bejta nga shoqata “Ngritja e Zërit”.
Emisioni fillon nga ora 09:30 minuta në RTK1 dhe RTK3























