Kadri Veseli sot feston ditëlindjen
RTK
Magazina

Kadri Veseli sot feston ditëlindjen

RTKlive

Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot feston ditëlindjen. Ai mbush 55 vjet.

Veseli ka lindur më 31 maj të vitit 1967 në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

Kadri Veseli ka qenë edhe epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka qenë edhe shef i Shërbimit Informativ të Kosovës.

Veseli për disa vjet ka qenë në krye të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka qenë edhe ish-kandidat për kryeministër të vendit. 

Ish-kreu i Kuvendit aktualisht gjendet në Hagë në paraburgim, i dyshuar për krime të luftës.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa