Abraham: Kosovës t’i jepet një perspektivë konkrete e anëtarësimit në BE
BKT
Foto: Knut Abraham/ Twiter
Lajme

Abraham: Kosovës t’i jepet një perspektivë konkrete e anëtarësimit në BE

Valbona Thaçi/RTKLive

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, po qëndron për një vizitë në Gjermani.

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, i cili edhe ka qenë një nga zërat më të fuqishëm që Kosova të futej në rend dite në takimin e Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës ka njoftuar për takimin me Gërvallën.

Abraham ka thënë se ka pasur një bisedë shumë të mirë me Gërvallën dhe se kanë biseduar në detaje sa i përket situatës në Ballkan, dhe se kanë folur edhe për perspektivën evropiane dhe raportet Gjermani-Kosovë.

Abraham në fund ka thënë është e rëndësishme që e ardhmja e Evropës t’i japë Kosovës një perspektivë konkrete dhe të besueshme të anëtarësimit në BE.


MË SHUME NGA Lajme