Votimi për Presidentin, 4 qershori raundi i katërt
BKT
Shqipëri

Votimi për Presidentin, 4 qershori raundi i katërt

rtsh.al

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës të zhvillohet ditën e shtunë ora 18:00.

Ishte Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili propozi këtë datë, ndërsa po ashtu, depozitimi i kandidaturave do të bëhet deri në datën 4 qershor ora 12:00 dhe Komisioni për Administratën Ligjore mblidhet në orën 16:00 për shqyrtimin e kandidaturave të depozituara në Kuvend.

“Rendi i ditës i miratuar në fillim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ishte caktimi i raundit të katërt, votimi për presidentin e Republikës, ku unë propozoj që të mbahet ditën e shtunë më datë 4 qershor ora 18:00. Lidhur me pikën e dytë, afati i depozitimit të kandidaturave të jetë data 4 ora 12:00 në sekretarinë e Kuvendit dhe afati i shqyrtimi të Kandidaturave te Ligjet të jetë ora 16:00”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu se vendi ka nevojë për një president konsensual dhe se sipas tij në tre raundet e para u abuzua.

"Duhet të jemi të unifikuar , në këtë rast opozita është e panevojshme në proces, absurde që të kërkosh përjashtimin e një pale dhe të kërkosh ta zgjedhësh ti, opozita nuk mund të ngelet në mëshirën e PS, opozita duhet të ndërtojë një raport me opinionin politik, opozita marrëveshjen e ka me qytetarët shqiptar, opozita ka pasur dhe ka njerëz dinjitoz për të qenë president, të përcaktonte një kandidat, apo 2, për t'i vënë përballë PS në mënyrë që ne të mos përfundojmë që të zgjedhim një president sa për të kaluar radhëm dhe nëse nuk ka marrëveshje, e ka marrëveshjen me qytetarët, më vjen keq që në moment që ne jemi si vend dhe si rajon, ky proces u paragjykyua që në fillim dhe fundi është i qartë, të bëhet reflektim që të mos kemi një president qesharak", tha Mediu.

Ndërkaq, në nisje të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Alibeaj propozoi që Komisoni për Investimet Strategjike të ketë në përbërjen e tij 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë të jenë nga grupi parlamentar opozitar dhe 8 anëtarë nga grupi parlamentar socialist.

"Kemi paraqitur një kërkesë të 36 deputetëtve, jo më pak se ¼ e anëtarëve të Kuvendit,për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit 55-2015 për investime strategjike. Po ju sqaroj që interesi jonë për të diskutuar ka të bëjë vetëm me pikën 3 për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. Gjithmonë është ndjekur praktika që për veprimtarinë normale ka qenë një urdhër i dhënë nga kryetarja e Kuvendit ndërsa për veprimtarinë e posaçme ka qenë një tjetër urdhër i posaçme. Janë 2 procedura dhe i keni bashkuar në 1 dhe kjo nuk është normale. Ne do të diskutojmë vetëm për pikën 3. Propozoj që Komisioni për Investimet Strategjike të ketë 15 aëtarë, 8 anëtarë të grupit parlamentar të PS, kryetari dhe 6 anëtarë nga grupi parlamentar opozitar. Komisioni te ketë afat 4 mujor nga data e miratimit të vendimit”, propozoi Alibeaj.

 


MË SHUME NGA Shqipëri