Vllaznia sërish rrëmben Kupën e Shqipërisë, mposht Laçin
BKT
Sport

Vllaznia sërish rrëmben Kupën e Shqipërisë, mposht Laçin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Vllaznia e Shkodrës është fituese e Kupës së Shqipërisë pasi sonte mundi Laçin në finalen e madhe të kësaj gare joshëse.

Skuadra nga Shkodra mundi Laçin, me rezultat 2-1, pas lojës në vazhdime, sonte në ‘Air Albania’.

Guindo zhbllokoj ndeshjen duke kaluar Laçin në epërsi prej 1-0. Në minutën e 18-të shifrat i barazoi Hoxhaj me kokë, pas krosimit të Latifit, ndërsa në lojën shtesë, pikërisht në minutën e 95-të, Adili realizoi një gol vendimtar nga një distancë e largët, duke ia siguruar Vllaznisë trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Vllaznia rrëmbeu për herët dytë radhazi këtë trofe dhe siguroi pjesëmarrjen në Evropë.