Reja “kursen” Asllanin, probleme për Gjasulën
BKT
Sport

Reja “kursen” Asllanin, probleme për Gjasulën

RTSH

Në këtë minindeshje ka munguar Kristjan Asllani për shkak të një dëmtimi të lehtë të pësuar gjatë seancave stërvitore. Stafi teknik ka vendosur të mos rrezikojë, pavarësisht se gjendja e lojtarit nuk është shqetësuese dhe sigurisht që do të jetë i pranishëm në ndeshjen e parë.

Ka munguar gjithashtu dhe mesfushori tjetër kuqezi, Klaus Gjasula për shkak të disa shqetësimeve që kishte në stomak.

Tekniku italian e ndau grupin në dy skuadra duke zhvilluar një ndeshje me nga 35 minuta secila. Në ekipin e bardhë u vendos ky formacion: Selmani, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Hoxhallari, Ramadani, Rrapaj, N. Bajrami, Uzuni, Balaj. Ndërsa në ekipin me të kuqe u rreshtuan Berisha, Balliu, Ismajli, Dermaku, Veseli, Lenjani, Kraja, Abrashi, Çekiçi, Cikalleshi, Seferi.

Pjesa e parë kishte ritëm dhe raste për gol, për asnjë nga formacionet nuk gjetën golin. Në pjesën e dytë tekniku bëri shumë ndryshime dhe i aktivizoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion e më konkretisht Mitaj, Kalaj, Toçi, A. Bajrami, Haveri, Dobra, Kastrati dhe Tafas.

Lojtarët shfaqën impenjim maksimal edhe në pjesën e dytë, duke krijuar edhe raste për gol, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe ndeshja u mbyll 0-0.

Me skuadrën sot është bashkuar edhe sulmuesi Giacomo Vrioni, ndërkohë që pritet edhe mbërritja e Armando Brojës për të kompletuar grupin.