Kundër-dëshmia e dëshmitarit të prokurorisë, e gjitha në seancë private
BKT
Lajme

Kundër-dëshmia e dëshmitarit të prokurorisë, e gjitha në seancë private

Valbona Thaçi/RTKLive

(E plotësuar: Ora 16:25) Me shumë ndërprerje ka vazhduar seanca gjyqësore sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në rastin ndaj të akuzuarit Salih Mustafa.

Fillimisht kishte probleme teknike. “Ju informojmë se kemi disa probleme teknike që kanë të bëjnë me transmetimin me vonesë, për shkak të të cilave transmetimi i drejtpërdrejt në internet nuk është i disponueshëm për momentin. Jemi duke u përpjekur që ta zgjidhim problemin sa më shpejt të jetë e mundur”, njoftoi gjykata.

Më vonë, seanca filloi, por pas kthimit nga një pauzë, u bë i ditur vendimi i trupit gjykues ku seanca kaloi në private.

 “Mbështetur në informacionin që ju dha trupit gjykues nga zyra për mbrojtje të dëshmitarëve dhe pasi vlerësuam se është në interes të drejtësisë të garantojmë që dëshmitari ta japë dëshminë në mënyrë të lirë, trupi  gjykues aprovon kërkesën e ZPS-së për të marrë dëshminë e dëshmitarit tërësisht në seancë private”, ka thënë ajo, pasi tha se edhe me rregullore është e paraparë mbajtja e seancave të mbyllura.

Sidoqoftë, të mërkurën, përfundoi kundër-dëshmia e një dëshmitari të prokurorisë.

Por, sipas vendimit të trupit gjykues të kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, e gjitha ishte në seancë private.

Salih Mustafa akuzohet për krime lufte të kryera në fshatin Zllashë të Prishtinës në vitin 1998-99.

Gjykimi ndaj Salih Mustafës, sot po mbahet në seancë private

Sot po dëgjohet kundër-dëshmia e një dëshmitari të prokurorisë në gjykimin për krime lufte ndaj Salih Mustafës, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Por sipas vendimit të trupit gjykues të kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, e njëjta do të jetë  seancë private.

“Mbështetur në informacionin që ju dha trupit gjykues nga Zyra për Mbrojtje të Dëshmitarëve dhe pasi vlerësuam se është në interes të drejtësisë të garantojmë që dëshmitari ta japë dëshminë në mënyrë të lirë, trupi  gjykues aprovon kërkesën e ZPS-së për të marrë dëshminë e dëshmitarit tërësisht në seancë private”, ka thënë Veldt- Foglia.

Sipas saj, mbajtja e seancave të mbyllura është e paraparë edhe me rregullore.

Pjesa e parë e seancës së sotme nuk është transmetuar për publikun, kurse arsyetimi ishte për shkaqe teknike.

 


MË SHUME NGA Lajme