Vrioni e Veseli: Forca jonë, grupi
rtsh
Dy lojtarët kuqezinj, Giacomo Vrioni dhe Frederic Veseli kanë dalë në konferencë për shtyp ku kanë folur në funksion të dy sfidave në Nations League si dhe miqësoren ndaj Estonisë.
Vrioni është bashkuar ditën e djeshme me ekipin Kombëtar, teksa do të nisë menjëherë përgatitjet me grupin. “E dimë që janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, por e dimë edhe nivelin tonë. Si në Islandë, ashtu edhe në Shqipëri, do të luajmë për të marrë 3 pikë, për të arritur vendin e pare”.
“Atmosfera e grupit shumë mirë. Unë kam arritur dje, po atmosfera është shumë e mirë dhe jemi të përqendruar në këto ndeshje. Titullar? Atë e di trajneri, unë di vetëm që do të vazhdoj të punoj edhe pse kalova një sezon shumë të rëndësishëm, sërisht është zgjedhje e trajnerit”.
“Titullar? Atë e di trajneri, unë di vetëm që do të vazhdoj të punoj edhe pse kalova një sezon shumë të rëndësishëm, sërisht është zgjedhje e trajnerit. Nëse trajneri më jep mundësinë, është normale, sepse jemi sulmues dhe kërkojmë golat dhe atë do të provojmë.
“Konkurenca? E vështirë është gjithandej, sepse kudo ka sulmues, por në Kombëtare ka lojtarë shumë të fortë, janë më në formë. Ne do të mendojmë vetëm të bëjmë më të mirën në stërvitje dhe siç thashë më parë, zgjedhja i përket trajnerit”.
“Për mua të gjitha repartet janë të forta. Të gjithë lojtarët luajnë në Europë, ka lojtarë që luajnë në Champions League, Premier League, Europa League, Marash Kumbulla fitoi Conference League dhe siç të thashë, të gjithë repartet janë të rëndësishme në Kombëtare. Pika jonë më e forte është grupi”.
“Kur luan në Nations League nuk ka ekip më të vështirë, ekip më të fortë, janë të gjithë në nivelin tonë dhe ne do punojmë që të marrim 3 pikë në Islandë dhe në Shqipëri me Izraelin”.
Edhe Frederic Veseli është shprehur se skuadra ka punuar itensivisht për këto sfida dhe se do stërvitet maksimalisht për të arritur vendin e parë në grup.
“Jemi përgatitur mirë. E kemi nisur me stërvitje intensive që nga dita e parë dhe jemi përgatitur shumë në fushë. Synimi ynë është të bëjmë ndeshje të mira me Kombëtare dhe të fitojmë”.
“Kemi mbrojtës ekspertë dhe shumë të fortë. Secili nga ne luan në kampionate të nivelit maksimal, por kur vjen në Kombëtare është momenti që vlen dhe vendos trajneri kush luan. Jemi të gjithë të aftë që të luajmë që nga minuti i parë, ose nëse ka nevojë, të hyjmë në lojë kurdo”.
“Përgatitjet këto ditë kanë shkuar shumë mirë. Kemi punuar shumë nga ana mentale, nga ana e grupit. Besoj se e kemi arritur “një marrëveshje” të bukur mes nesh, me lojtarët dhe stafin dhe besoj se kjo na çon sa më lart”.
“Njohja e kundërshtarëve? Besoj se kemi bërë disa gabime kundër Islandës dhe Izraelit në ndeshjet e fundit kundër tyre dhe duhet t’i përdorim këto gabime për t’u përmirësuar dhe pse jo për t’i fituar këto ndeshje kundër tyre. Besoj se momentalisht jemi në nivelin e duhur, në grupin B dhe pse jo të synojmë të shkojmë në grupin A. Kemi bërë disa gjëra të mira me Kombëtaren këto vitet e fundit dhe besoj se një hap përpara do ishte gjëja më e bukur”.
“Shqipëria, favorite? Sigurisht, për mendimin tim dhe të skuadrës jemi favoritë. Por varet se çfarë mendojnë edhe skuadrat e tjera. Ne shpirtërisht mendojmë se kemi çdo mundësi të fitojmë dhe mund ta konfirmoj se kemi vullnetin jo 100, por 200% për të dhënë maksimumin dhe për të arritur vendin e parë për të kaluar në Ligën A ku kemi kundërshtarë shumë të fortë. Edhe si eksperiencë personale për çdo lojtar edhe si eksperiencë për grupin dhe për tifozët tanë që na shikojnë, pse jo të shohin ndeshje kundër skuadrave shumë të forta dhe me nivel shumë të lartë”.























