Capello: E pamundur të mendosh së Italia nuk do të jetë në Botëror
BKT
Sport

Capello: E pamundur të mendosh së Italia nuk do të jetë në Botëror

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i njohur italian Fabio Capello, në një intervistë për “The Sun”, ka thënë së është zhgënjyese që Italia nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës që nis në muajin nëntor.

Tekniku italian thotë së është vështirë ta mendosh së ‘Azurët’ nuk do të jenë në Botërorin Katar 2022.

“Të humbësh një Botëror është më se zhgënjyese. Është e pamundur të mendosh së Italia nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës”, tha Capello.

Ai ka folur edhe për duelin e sotëm mes fituesit të Kampionatit Evropian dhe atij të Kupës së Amerikës.

Sipas Capellos, kjo ndeshje është e rëndësishme për trajnerin Mancinin për të parë nga afër kualitetet e disa lojtarëve të rinj.

“Ndeshja kundër Argjentinës do të jetë e rëndësishme për Mancinin, i cili do të sjellë disa lojtarë të rinj, është e rëndësishme për të ardhmen. Do të jetë e rëndësishme të reformohet shpirti i grupit”, theksoi Capello.