21:12 / 01.06.2022
A do të largohet Asensio nga Reali? Kjo është përgjigja e spanjollit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Anësori i Real Madrid, Marcos Asensio këmbëngul se ai mund të qëndrojë ende në ‘Bernabeu’.
Spanjolli po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me kampionët e La Ligës dhe të Evropës.
Asensio e pranon se ende nuk ka folur me skuadrën e tij për kontratën e re, por ai e lë të hapur mundësinë që edhe më tutje të vesh fanellën e ‘Los Blancos’.
“Unë dua të jem lojtari më i mirë dhe gjerat duhet të vlerësohen. Ende nuk kam folur më askënd, sepse nuk ishte koha. Kur të vijë koha ne do të flasim”, tha ai.
“Natyrisht se dua të rri këtu, por gjithashtu unë dua të rritem dhe të luajë gjatë terë vitit, jo vetëm tre ose katër muaj. Jam krenar më atë që kam arritur. Ishte sezoni ime më shumë gola”, theksoi Asensio.























