Spektaklit gjyqësor Deepp-Heard i vjen fundi, vendos juria gjyqësore
Foto: VOA
Magazina

Spektaklit gjyqësor Deepp-Heard i vjen fundi, vendos juria gjyqësore

VoA

Një juri të mërkurën vendosi në favor të aktorit Johnny Depp në padinë e tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard, duke justifikuar qëndrimin e tij se aktorja Heard kishte sajuar pretendimet se ajo ishte abuzuar nga aktori Depp para dhe gjatë martesës së tyre të shkurtër.

Juria gjithashtu ishte pjesërisht në favor të kundërpadisë së aktores Amber Heard, e cila tha se avokati i aktorit Johnny Depp kishte shpifur kur i quajti akuzat e saj për abuzim një mashtrim.

Anëtarët e jurisë vendosën që aktori Johny Depp duhet të marrë 10.35 milionë dollarë dëmshpërblim, ndërsa aktorja Amber Heard 2 milionë dollarë.

Këto vendime i japin fund një gjyqi televiziv që aktori Johnny Depp kishte shpresuar se do ta ndihmonin në përmirësimin e reputacionit të tij, megjithëse gjyqi u kthye në një spektakël të një martese të mbrapshtë.

Gjatë gjithë gjyqit, adhuruesit e këtyre aktorëve, kryesisht ata të Johnny Depp-it prisnin në radhë gjatë natës për të siguruar ulëset më të mira në sallën e gjyqit. Spektatorët që nuk arrinin të hynin brenda sallës së gjyqit mblidheshin në rrugë për të brohoritur aktorët e tyre të preferuar, sa herë që ata shfaqeshin jashtë ndërtesës së gjykatës.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa