Ukraina mund Skocinë, vazhdon ëndrrën për në Botëror
BKT
Sport

Ukraina mund Skocinë, vazhdon ëndrrën për në Botëror

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ukraina e ka fituar përballjen kundër Skocisë, me rezultat 3-1, sonte në “Hampden Park.”

Ukrainasit më këtë fitore ende ëndërrojnë të përsërisin suksesin e vitit 2006 dhe të sigurojë një vend në finalet e Kupës së Botës.

Futbollistët e Ukrainës hynë në fushë me krenari të veshur me flamurin e vendit të tyre, me shpresën për të sjellë pak gëzim në vendin e tyre pas disa muajsh të turbullt për shkak të agresionit rus në vendin e tyre.

Yaremchuk ishte hero i Ukrainës, duke shënuar dygolësh në minutën e 33’ dhe 49’, kurse me një gol kontribuoi edhe Dovbyk në minutën e 94’, derisa golin e vetëm për Skocinë e realizoi McFregor në minutën e 79’.

Sfidën vendimtare, Ukraina do të zhvillojë kundër Uellsit.