Hovenier në Komisionin për Punë të Jashtme: Biseduam për sigurinë kombëtare
BKT
Foto: Valmira Saraçi-Sahatçiu
Lajme

Hovenier në Komisionin për Punë të Jashtme: Biseduam për sigurinë kombëtare

Valmira Saraçi-Sahatçiu/ RTK

(E plotësuar: Ora 13:00) Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hoveniersot ka pasur një takim me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, me ç’rast ka folur pas këtij takimi.

Hovenier para mediave tha se takimi me anëtarët e Komisionit ka qenë i frytshëm pasi kanë diskutuar për shumë çështje përfshirë këtu edhe sigurinë kombëtare.

" Kishim një diskutim të frytshëm, ku diskutuam për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me sigurinë dhe politikën e jashtme. Kam konsideratë të lartë për Parlamentin si element i sistemit demokratik, dhe bazuar në këtë diskutim, dhe asaj që kemi pasur më herët, kam shumë respekt për anëtarët e këtij Komisioni, për punën që e bëjnë në mbështetje të politikës së Jashtme dhe sigurisë kombëtare të Kosovës”, tha Hovenier pas takimit.

Ndërkaq, kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi  tha se e rikonfirmuan lidhjen e marrëdhënies speciale me SHBA-të.

“Ne sot kishim kënaqësinë që të kemi mysafir ambasadorin e SHBA, rikonfirmuan lidhjen e marrëdhëniet special e strategjike me Shtete e Bashkuara të Amerikës, rrugëtimin tonë të përbashkët drejtë integrimeve euroatlantike, rikujtuam disa prej aspekteve të ecjes së Kosovës drejtë shtetndërtimit të plotë”, tha Abazi Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.

Ai tha se kjo do të vazhdojë edhe më tutje, pa çka në rrugëtimin tonë në kontekstin gjeopolitik mund të ketë edhe çështje të cilat diskutohen, por ato janë mes miqve, mes partnerëve dhe kjo frymë e bashkëpunimit do të vazhdojë.

Hovenier në takim me dyer të mbyllura me Komisionin për Punë të Jashtme

Jeton Musliu / RTKlive

(E plotësuar: Ora: 10:45)  Ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Ai është duke mbajtur takim me Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme e Diasporë.

Në njoftimin zyrtar,nuk janë dhënë detajet për arsyet e takimit.

Sidoqoftë, takimi tani po mbahet me dyer të mbyllura.

Mediat janë lejuar vetëm të xhirojnë disa pamje dhe të shkrepin disa fotografi e pastaj  janë udhëzuar të dalin nga salla.

Pritet që më vonë të ketë deklarim për media.

Ambasadori amerikan sot në Kuvendin e Kosovës

Pritet që ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, sot të ketë një takim me ligjvënësit kosovarë.

Në fakt, është parashikuar që rreth orës 10:30, kreu i diplomacisë amerikane në Kosovën të pritet në takim nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Takimi mes ligjvënësve kosovarë dhe ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, është përcaktuar të ndodhë në Kuvendin e Kosovës.

Nuk është dhënë njoftim zyrtar për temat dhe arsyen e këtij takimi, megjithatë bazuar në deklarimet e fundit të ambasadorit, pritet që një nga temat të jetë edhe çështja e pronave të Manastirit të Deçanit.

Ditëve të fundit ambasadori Hovenier ka qenë shumë i zëshëm në lidhje me këtë çështje duke kërkuar që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016, të zbatohet dhe disa prona, për të cilat pronarë dhe komuna e Deçanit pretendon se janë të tyre, t’i jepen Manastirit pasi ata kanë fituar të drejtën sipas ligjit në gjykatë.


MË SHUME NGA Lajme