15:54 / 02.06.2022
Rudiger i bashkohet Real Madridit
Uran Krasniqi/RTKLive
Antonio Rudiger ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me kampionin evropian Real Madrid.
Reprezentuesi gjerman i bashkohet skuadrës së Carlo Ancelottit si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Chelsea.
“Do t'i bashkohem Real Madridit. Jam shumë i emocionuar për sfidën përpara dhe mezi pres të luaj për këtë klub të madh”, ka shkruar ai në Twitter.
Rudiger ishte bashkuar me Chelsea në korrik të vitit 2017.























