53 persona të infektuar me Covid -19 në Shqipëri
rtsh.al
53 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në këto bashki: 28 në Tiranë, 8 në Fier, 4 në Durrës, nga 3 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetar në Shijak, Divjakë, Delvinë, Pogradec dhe Kolonjë.
Janë 307 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.
Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,471 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (2 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 53
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 594
Testime totale 1,830,218
Raste pozitive 276,275
Raste të shëruara 272,471
Raste Aktive 307
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 203
Fier 33
Vlorë 22
Gjirokastër 18
Durrës 9
Korçë 8
Elbasan 4
Shkodër 3
Dibër 3
Lezhë 2
Berat 1
Kukës 1
/rtsh.al/























