A është arsimi prioritet i kësaj qeverie?
BKT
Lajme

A është arsimi prioritet i kësaj qeverie?

Muharrem Miftari/RTKLive

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci dhe Bardha Qirezi, eksperte për arsim, flasin në “RTK PRIME” për temën: ‘A është arsimi prioritet i kësaj qeverie’ si dhe për testet e qershorit, grevën e mësimdhënësve dhe cilësinë e arsimit.

“Procesi i testimit ka shkuar mjaftë mirë çdo gjë sipas planifikimit janë përzgjedhur 237 shkolla dhe 7 mijë nxënës me mostër të rastit, pra bëhet fjalë për nxënësit në moshën 15 vjeçare të cilët kanë mbushur në vitin 2021 dhe kjo p[araqet mostrën reprezentative sepse janë diku rreth 22-23 mijë nxënës të tillë. Testi është organizuar me kompjuter, nuk ka pasur mundësi që të organizohet njëkohësisht në të gjitha shkollat, por gjatë periudhës prei 5 deri më 25 maj., ku kanë hyrë të gjithë nxënësit në test, me ndonjë përjashtim të veçantë dhe rezultatet dërgohen në OECD ndërsa rezultati pritet të shpallet diku në dhjetor të viti 2023”, deklaroi Pupovci

“Nëse duam të jemi pjesë e Evropës, ne duhet të matemi me pjesët tjera të vendeve evropiane ndonëse komuniteti akademik ka shumë komente lidhur me testin PISA edhe me mënyrën se si kategorizon shtetet, por kjo nuk do të thotë që ne të përdorim si arsyetim dhe të përjashtohemi nga ky proces”, deklaroi, në RTK Bardha Qirezi, eksperte e arsimit.

Ajo më tej shtoi se është me rëndësi që të mësojmë diçka prej këtij procesi.

Lidhur me mënyrën e organizimit të testit PISA, zëvendësministri Pupovci shtoi se është ndër testet e pakta në nivel ndërkombëtar që mundëson një farë krahasimi në mes të vendeve, si dhe krahasimin e një endi me vetveten në raport me periudhën  kaluar.

Tutje ai theksoi se nuk priten rezultate të mëdha, kur kihen parasysh pengesat e mëdha që na kanë përcjellë këto dy vjet për shkak të pandemisë.

Më tej u fol edhe për standardet që duhen ndjekur shkollat, qoftë në numrin e nxënësve nëpër klasa, qoftë në  vendimet që për shkollat të merren në përgjegjësi të komunave.

U fol, gjithashtu, për një zhvillim të mirëfilltë të arsimit nevojiten shuma të mëdha, dhjetëra milionëshe.

Ndërkaq lidhur me pagat e mësimdhënësve, zëvendësministri Pupovci përmendi ligjin e pagave, jo përmes shtrimit të kërkesave “ad hoc”.

“Ne jemi të interesuar që të mos vije deri te anëlumi i ligjit për paga sikundër që ka ndodhur në vite e kaluara”, sqaroi Pupovci.


MË SHUME NGA Lajme