Paqe mes Spanjës dhe Portugalisë, Çekia mund Zvicrën
BKT
Sport

Paqe mes Spanjës dhe Portugalisë, Çekia mund Zvicrën

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Spanja dhe Portugalia kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, sonte në kryendeshjen e xhiros së parë në Ligën e Kombeve.

Alvaro Morata (25’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar skuadrën spanjolle në epërsi prej 1-0.

Ndërkaq, portugezët në finish të ndeshjes përmes Horta (82’), barazuan shifrat në 1-1, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo ndeshje.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të Ligës A, grupi i dytë, Çekia mundi Zvicrën, me rezultat 2-1.

Pas ndeshjeve të para, në këtë grup kryeson Çekia me tri pikë, e ndjekur nga Portugalia dhe Spanja me nga një pikë, kurse, Zvicra është e fundit pa pikë.