Rama: Krenar për Shqipërinë si vend kryesues i Këshillit të Sigurimit
BKT
Shqipëri

Rama: Krenar për Shqipërinë si vend kryesues i Këshillit të Sigurimit

ATSH

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotoalbumin e debatit të hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi llogaridhënien ndërkombëtare.

“Me krenarinë për ditën e djeshme të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, si vend kryesues i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ju uroj një ditë të mbarë”, deklaroi Rama.

Kryeministri Edi Rama mbajti ditën e djeshme fjalën e rastit në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi llogaridhënien ndërkombëtare, vendosur në rendin e ditës nga Shqipëria si një ndër prioritetet e programit të vendit tonë në këtë këshill.

Nga selia e OKB-së në Nju-Jork, Rama tha se “krimet nuk duhen e nuk të mbeten të pandëshkuara”.

Ai theksoi se “Shqipëria ka qenë e do të vazhdojë të jetë në ballë të përpjekjeve për të vënë në vend drejtësinë e për të parandaluar krimet e mëtejshme e të ardhshme”.

“Dallimet në opinione, mosmarrëveshjet për ndasitë nuk janë të pazakonta për këtë Këshill, apo më gjerë për anëtarësinë e OKB-së. Ato janë pjesë e jetës, përfshi jetën ndërkombëtare por ato amplifikohen më shumë nëse ne përqendrohemi vetëm te momenti i tanishëm, tek politika e ditës dhe tek interesat e ngushta. Sërish në themel të këtyre argumenteve të qarta qëndron vlera themelore që ekzistojnë ende dhe janë ato që e bëjnë bashkë këtë bashkësi ndërkombëtare. Këto vlera përfaqësojnë lidhjen morale që e bëjnë komunitetin ndërkombëtar një bashkësi ku shuma e përgjithshme është gjithmonë më e madhe se pjesët e veçanta. Këto vlera e norma sanksionohen në atë që ne e quajmë rëndom e drejta ndërkombëtare. Ato shfaqin kuptimin e tyre të vërtetë dhe fuqinë e tyre reale në kohë vështirësish, krizash e konfliktesh, e luftërash”, tha Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri