11:08 / 03.06.2022
Hoxhaj-shefit të diplomacisë sllovake: Na mbështetni për anëtarësim në KiE
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korcok.
Hoxhaj përmes faqës së tij në Facebook bëri të ditur që në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës i ka kërkuar Ivan Korcok, mbështetje për Kosovën në anëtarësimin e saj në Këshill të Evropës.
“Një takim i shkurtër me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korcok. Si nënkryetar i Kuvendit të Kosovë, nga opozita, kërkova mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook .
Sipas tij, Kosova është vendi më demokratik në Ballkan dhe i përket Këshillit të Evropës.























