ShSKUK përfundon ekzaminimet shëndetësore të kandidatëve për policë
BKT
Foto: RTK
Lajme

ShSKUK përfundon ekzaminimet shëndetësore të kandidatëve për policë

Emine Hoti/RTKlive

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka përfunduar me sukses ekzaminimet sistematike mjekësore të kandidatëve për kadetë të rijnë të Policisë së Kosovës.

ShSKUK ka bërë të ditur se testimet psikologjike-mjekësore të këtyre kandidatëve janë kryer konform marrëveshjes që kishte ky institucion me Policinë e Kosovës.

“Ekzaminimet kishin nisur me datë 10 maj dhe kanë përfunduar me 2 qershor 2022, ku gjithsej janë ekzaminuar 522 kandidatë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së .

Tutje në njoftim thuhet se në këtë proces ishin të angazhuar profesionistë të klinikave dhe shefat e shërbimeve nga ShSKUK/QKUK, specialistë të fushave të ndryshme, psikologë, laborantë e infermierë.


MË SHUME NGA Lajme