PS shqyrton listën për kandidat-presidentin e ri
BKT
Foto: Denion Ndrenika
Shqipëri

PS shqyrton listën për kandidat-presidentin e ri

Denion Ndrenika/RTK

Kryesia e Partisë Socialiste qeveritare shqyrton prej orës 17 listën e kandidatëve të mundshëm për president të ri të Shqipërisë.

Deri më tash nuk ka emra zyrtarë kandidatësh për president të ri të Shqipërisë në prag të votimit të katërt që kryhet të shtunën në orën 18 në seancën plenare të Kuvendit.

Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri dhe kryetari i deputetëve të Partisë Socialiste, Taulant Balla thanë se në mbledhjen e kryesisë do të shqyrtohet lista e kandidatëve për president.

Kryesia e Partisë Socialiste mblidhet me fillim në orën 17 pasi kryetari-kryeministër Edi Rama të jetë kthyer nga Nju Jorku ku drejtoi debatin e nivelit të lartë me Shqipërinë si presidencës e radhës e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për muajin qershor, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Zoti Balla nga Fieri nuk dha emra kandidatësh, por tha se socialistët e kanë një listë emërore për presidentin.

"Ne kemi një short list përfundimtare që do të marrë shqyrtimin nga kryesia dhe vendimin përfundimtar të grupit parlamentar. Mua nuk më lejohet të hyj në asnjë diskutim emrash në këto momente sepse askush prej nesh nuk ka të drejtën të kalojë mbi kompetencën e kryesisë e të grupit parlametar"-tha ai.

Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm, Gjiknuri në Tiranë nuk dha asnjë emër kandidati, por kujtoi se opozita demokratike shpërfilli mundësinë për të propozuar:

“Ia lamë në dorë se si do ta formatonin grupin e tyre negociator. Praktikisht është një shans i humbur nga ana e opozitës. Emri i presidentit do të diskutohet sot në kryesinë e Partisë Socialiste ku natyrshëm është marrë edhe opinioni i deputetëve dhe patjetër që grupi negociator dhe kryetari i partisë kanë zhvilluar edhe konsultime më të ngushta në lid hje me profilin e duhur që do t'i duhej vendit në këtë moment për të krijuar kontrastin aq të nevojshëm për rikthimin e legjitimitetit moral të institucionit të presidentit që është figura e presidentit që qëndron mbi palët dhe respekton Kushtetutën”.

Presidenti do të kalojë për votim në raundin e katërt të shtunën më 4 qershor në seancën plenare të Kuvendit prej orës 18.

I zgjedhuri i ri që ka nevojë vetëm për 1/2 plus 1, pra 71 deputetë nga 140, për merr detyrën nga preisdenti Ilir Meta në 24 korrik.

Tri raundet e parë dështuan pasi opozita demokratike nuk propozoi emra kandidati presidencial për t'u votuar me 3/5 apo 84 deputetë.


MË SHUME NGA Shqipëri