Nuk ka minuta për Kurtlus te Suedia
BKT
Sport

Nuk ka minuta për Kurtlus te Suedia

Uran Krasniqi/RTKLive

Edvin Kurtulus nuk ka qenë në fushën e lojës për Suedinë mbrëmë kur ekipi skandinav mposhti Slloveninë.

Ish-kapiteni i Kosovës - U21 ka qëndruar në stol. 

Suedia e nisi mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve, duke fituar 2-0 ndaj sllovenëve, ndërsa tash i pret një ndeshje me fqinjin e tyre, Norvegjinë. 

Kurtulus ishte emër i diskutueshëm ditëve të fundit në Kosovë, pasi braktisi atë për t'iu bashkuar Suedisë, një vendi ku jeton dhe është formuar si futbollist.