Kurti në Sllovaki, kërkon mbështetje nga Finlanda për liberalizim të vizave
BKT
Foto: Albin Kurti/Twitter
Lajme

Kurti në Sllovaki, kërkon mbështetje nga Finlanda për liberalizim të vizave

Jeton Musliu / RTKlive

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Bratislavë të Sllovakisë, për të marrë pjesë në forumin “Globsec 2022”.

Në këtë forum marrin pjesë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të vendeve të ndryshe, përfshirë president e ish president, kryeministra e ministra të tanishëm e në të kaluarën.

Në margjinat e  këtij forumi, kryeministri Kurti takoi ministren e Finlandës për Çështjet e Evropës, Tytti Tuppurainen.

Kryeministri Kurti deklaroi në llogarinë e tij në Twitter se Finlanda dhe Kosova ndajnë të njëjta vlera, sfida dhe interes.

“E urova ministren finlandeze për  aplikimin për anëtarësim në NATO dhe e falënderova për mbështetje aktive edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën”, shkroi Kurti.

“Ne do të punojmë së bashku për të rritur sigurinë dhe bashkëpunimin socio-ekonomik”.

Në kuadër të këtij forumi, kryeministri Kurti do të jetë edhe diskutues në njërin nga panelet ku do të flitet për zhbllokimin e integrimeve për vendet e Ballkanit perëndimor.

 


MË SHUME NGA Lajme