15:24 / 03.06.2022
Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë, këtë javë në “Personazh”
RTKlive
“Personazh”, emisioni i përjavshëm në RTK, këtë javë sjellë në ekranin e RTK-së, punën atyre që merren me ruajtjen e rendit e sigurisë.
Personazhi i kësaj javë në këtë emision është Besart Ahmeti, komandant i Njësisë Speciale të Kosovës.
Ai do të rrëfejë për punën në Njësinë Speciale Operative, sfidat dhe përkushtimin e tij si shef i kësaj njësie por edhe pjesëtarëve të saj.
Emisioni “Personazh” transmetohet të shtunën në orën 18:00 në RTK1 me autore, gazetaren Vjosa Beqiri.